Pas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, familj Obama po bën gati bagazhet. Një jetë e re, që Michelle Obama shpreson të jetë ndryshe nga ajo e First Lady-t.

Dy muaj para zhgjedhjeve presidenciale, Barack, Michelle, Sasha dhe Malia (pa harruar Marian, vjehrrën që s’i ndahet presidentit të SHBA-së), po përgatiten për ta lënë Shtëpinë e Bardhë dhe të nisin një jetë të re. Në numrin e Tetorit, revista InStyle boton një intervistë me Michelle Obama, e cila flet për dëshirat dhe planet e saj të së ardhmes.

Kthimi në anonimat

“Shpresoj që të mund t’i kthehem ca gjërave të jetës së përditëshme, në një farë anonimati. E dimë që kjo kërkon kohë. Unë bëj gjithmonë shaka kur them se ëndërroj të hap derën e shtëpisë dhe të dal pa asnjë kufizim dhe pa roje pas”, shprehet zonja e parë amerikane, para se të shtojë se “do të jetë kënaqësi të hapësh gazetën, të shohësh editorialin dhe të mendosh që nuk je ti përgjegjës për çdo titull. Do jetë pak a shumë si të thuash “Kjo nuk është puna ime”.

“Barack dhe unë urojmë të përmbushim ende një punë të shkëlqyer”

Nëse Michelle Obama pohon se aspiron për një të ardhme më diskrete, ajo që frymëzoi filmin First Date, me regji të Richard Tanne, dhe pranon sakaq se shumë aspekte të jetës së saj në  Shtëpinë e Bardhë do t’i mungojnë: “Njerëzit që punojnë këtu, personeli që kujdeset për familjen tonë… dua të them, ata janë njerëzit që ne i shohim çdo ditë. Ata janë marrë me ne për tetë vjet. Një pjesë e edukimit të fëmijëve të mi është bërë këtu, në këtë shtëpi. Por ne jemi të rinj. Barack dhe unë urojmë të përmbushim ende një punë të shkëlqyer”, e përmbyll Michelle Obama intervistën e saj për InStyle.