Këngëtari i Rolling Stones-ave ka hedhur në treg dy këngë në kundërpërgjigje të ndryshimeve politike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

“Mesazh urgjent nga ana e Mick Jagger. Gotta Get a Grip… England Lost.” Ku fjalë për fjalë thuhet: Duhet të marrim hak… Anglia ka humbur”. Janë titujt e dy këngëve të këngëtarit të Rolling Stones-ave, të hedhur në tregun on-line në fund të korrikut, një ditë pas ditëlindjes së tij të 74-t. Të dyja janë të shoqëruara me videoklipe. “Nisa t’i shkruaj këto këngë para disa javësh dhe doja që t’i nxirrja menjëherë”, shpjegon Jagger në adresën e tij në Twitter, referuar ndryshimeve të fundit politike në të dy anët e Atlantikut.

“U lodha duke folur për emigracionin/Nuk mund të hyjmë, nuk mund të dalim”, këndon Jagger në “England Lost”, ndërkohë që Brexit-i rrezikon të mbyllë kufijtë e vendit të tij të lindjes. Narratori i këngës është një tifoz futbolli (“Shkova të shihja ndeshjen e Anglisë/Anglija humbi”), i cili mbyllet për ditë e nga pak në shtëpinë e tij, i zhgënjyer nga ekipi i tij.

Heroi i clip-it, i interpretuar nga aktori britanik Luke Evans, ka veshur kostum e jelek, jo veshje sportive. Plot ankth nga jeta e përditëshme në City, ai arratiset, kapërcen telat me gjemba të bregut të La Manshit dhe vrapon drejt detit që e ndan nga kontinenti, përpara se ta arrijnë njerëz të tjerë, si ai. “E ku mendoje të shkoje, gjithsesi?”, e pyet një vajzë e vogël me pamje kokoroshe. Në Amerikë?

Situata nuk është më tërheqëse në “Gotta Get a Grip”  teksti i së cilës evokon informacionet e rreme, të politikanëve “lunatikë“ – Donald Trump i pari (“Shtëpia e Çmendur ka marrë komandën e qytetit”), Daech, kompania e survejimit, prapë emigracioni. Për videon, Mick Jagger ka marrë aktoren më rock and roll të serialit televiziv amerikan “Girls”: Jemima Kirke, vajza e bateristit Simon Kirke (që ka bashkëpunuar konkretisht me Stones-at në këngën “Shattered”). Aktorja e re që po stërvitet në një klub të Los Anxhelosit, e mbushur me djersë, hidhet mbi podiumin ku qëndron DJ i mbrëmjes, duke ilustruar kësisoj titullin e këngës, që përsëritet si një mantra për më shumë se katër minuta.

“Nuk mund të prisja një vit”

Urgjenca dëshmohet në ngutjen e Jagger-it për “t’i përshtyrë përgjysëm fjalët e tij në një lloj rap-i primitive”, siç e analizon e përditëshmja britanike The Guardian. Duke shmangur rap-erin “activist” Skepta në një version të parë të “England Lost”, ai ndjek procesin e tij të hapjes ndaj zhanreve të tjera muzikore nga rock-u e nga blues-i që karakterizojnë që prej fillimi tingujt e Stones-ave. Proces i ndërmarrë me formacionin SuperHeavy, që kish mbledhur rreth tij një nga djemtë e Bob Marley-it, një këngëtare soul dhe një specialist të muzikës elektronike me motive orientale.

Edhe “Gotta Get a Grip” shoqërohet me një clip dhe me katër remixe të cilat u janë besuar Kevin Parker-it të grupit australian ‘Tame Impala’, trios norvegjeze ‘Seeb’, DJ Brazilian Alok dhe klavieristit Matt Clifford që ka shoqëruar Rolling Stones-at gjatë turneve në 1989-1999 dhe me pas në 2014.

“Nuk mund të prisja një vit për t’i nxjerrë këto dy këngë që nuk do të kishin të njëjtin impakt”, pranon shtatëdhjetë vjeçari për Guardian… Ndoshta ky është një tregues për datën e daljes së një albumi të ri të Rolling Stones-ave, gjashtë ditë pasi kitaristi i tij Keith Richards kish deklaruar në kanalin e tij në  YouTube se grupi do të kthehej në studio pas ca kohësh.

Veritas.com.al/