UPDATED:

Policia ka bërë të ditur se shoferi i gjetur pa jetë identifikohet si Viktor Marku; dhe se pas nxjerrjes së makinës nga lumi Mat, rezulton se nuk ka pasur njeri tjetër brenda në makinën e aksidentuar

Lajmi:

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Rubik ku një mjet tip Benz ka rënë në lumin Mat pasi u përplas me bordurën, raporton ‘Fax News’.

Si pasojë raportohet se 1 person ka humbur jetën. Mendohet se ky është shoferi i makinës.  3 të tjerë janë plagosur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po nxjerr mjetin nga lumi për të parë nëse ka persona të tjerë. Të plagosurit janë transportuar rrugës për në spital.

(Vijon)