Në grevën e kaluar, para një jave, minatorët grevistë paralajmëruan se do të rinisin grevën. Sot minatorët janë serish në protestë përballë Kryeministrisë, nga ku shprehen se nuk do të lëvizin.

Ata kërkojnë miratimin e statusit të minatorit; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pa miratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen kategoritë e dalë në pension para viteve 2000. Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore periodike falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale siç është e strehimit.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.