Ministrat e qeverisë “Rama 2” nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit dhe si rrjedhojë, nuk ka deputetë të listës që do t’i zëvendësojnë ata. Kryeministri Rama zbulon se është tërhequr nga praktika e lënies dhe “zhveshjes” së ministrave të tij nga mandati i deputetit dhe jep arsyet pse ka vendosur që ata të jenë edhe ministra dhe deputetë.“Nuk do ta ndjekim këtë praktikë, jo pse nuk funksionoi në mandatin e parë, por sepse na duhet të kemi një kompaktësi të plotë dhe ministrat duhet të kenë një lidhje shumë më të fortë me grupin parlamentar se mandatin e parë”- thote Rama per “Panorama”.
Veritas.com.al/