(FOTO: Bruno Le Roux tha se nuk donte që hetimi të minonte punën e qeverisë)/

BBC njofton se Ministri i brendshëm i Francës, Bruno Le Roux ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi prokurorët financiarë kishin hapur një hetim ndaj tij pas raportimeve se ministri kishte paguar nga fondet publike vajzat e tij në punën sezonale, gjatë muajve të verës

Hetimi, i nxitur nga një shfaqje televizive në të cilën shihet Bruno Le Roux, duke pranuar se kishte përdorur fondet e asistencës parlamentare që t’i punësojë dy vajzat e tij si ndihmëse në sezonin e verës, njofton BBC.

Ishte raportuar se të dy vajzat e tij ishin paguar në një total prej 55 mijë euro.

/Veritas.com.al/