Deputeti Mark Frroku i ka bërë një letër kuvendit, ku deklaron se heq dorë nga mandati i tij si deputet i Pukës.
Dorëheqja e Frrokut nga mandati është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës.

Avokati i të arrestuarit, Saimir Vishaj ka bërë të ditur se “Mark Frroku tërhiqet pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku është dërguar çështja e tij për mandatin”.
Deputeti Mark Frroku ka më shuam se 6 muaj që nuk paraqitet në Kuvend, ndërsa pak ditë më parë Këshilli i Mandateve në Kuvend vendosi që çështjen ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese.
Pas heqjes dorë nga mandati, në listën e PKD-së për deputet është vëllai i tij, Arben Frroku i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi Apeli i Krimeve të Rënda e ka dënuar me burg për jetë në lidhje me vrasjen e Komisarit, Dritan Lamaj