Pixiee Fox heq 6 brinjë nga trupi i saj dhe hyri në operacione të ndryshme plastike që të ndryshojë komplet dukjen e saj.

Modelja bëri operacione plastike në hundë, në qepalla, prapanicë, zgjeroi gjinjtë e saj dhe largoi 6 brinjë nga trupi që të duket si një karikaturë, transmeton lajmi.net
“Unë kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga karakteret e filmave Disney”, tha modelja. “Heqja e brinjëve ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua, por ishte vështirësi të gjeja një kirurg për të rënë dakord me këtë procedurë.” shtoi ajo.
Sipas modeles, ajo shprehet shumë e kënaqur me trupin e saj dhe thotë që nuk është penduar asnjëherë me veprimin që ka bërë, për më tepër nëse e sheh të nevojshme në vitet e ardhshme ajo thotë se do të bëjë përsëri operacione.