(FOTO: Federica Mogherini)/

Shefe e politikës së jashtme në BE, zonja Federica Mogherini ka sulmuar vendimin e presidentit të shteteve të Bashkuara, Donald Trump për njohjen zyrtare të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, duke paralajmëruar se kjo lëvizje mund ta çojë rajonin “hapa pas te kohë të errëta’.

Federica Mogherini shprehu  në konferencën për shtyp në Bruksel told shqetësimin e saj, që vjen vetëm pak ditë para se kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu të takojë përfaqësues të BE për një mëngjes pune. Ajo tha:

“Deklarata e Presidentit Trump mbi Jerusalemin ka një impakt potencial shumë keqardhës. Është një kontekst shumë delikat dhe deklarata ka mundësinë që të na çojë hapa pas në kohë të errëta”.

Kjo nuk është hera e parë që Mogherini ka peshuar debatet mbi të ardhmen e Ambasadës së Shteteve ë Bashkuara në Izrael.

Siç raporton Breitbart Jerusalem, në janar ajo paralajmëroi ambasadat e shteteve të BE që të qëndrojnë në Tel Aviv edhe sikur zoti Trump të vazhdojë me planin e tij për të zhvendosur diplomatët e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

Edhe në vende të tjerë të Europës, liderët e Francës, Jordan, Egjipt, Turqi dhe Lidhja Arabe u bashkuan të mërkurën dhe shprehën kundërshtimin e tyre ndaj planeve të zotit Trump.

Veritas.com.al/