Frrok Çupi/

Ndonjëri mund të jetë duke menduar se kushedi ç’fjalë të rëndë përdora për Federica Mogherinin. Nuk po flas për Mogherinin, Federica. Çdo “Mogherin” që ka mbetur “edhe i vetëm trim në luftë!” në përkrahje të majtistëve liberalë të BE-së, mund të quhet “njeri pa atdhe”. Jo se e quajmë ne; ata vetë janë bashkuar rreth kësaj devize të Marksit.

Pse erdhi Mogherini në Shqipëri sot?

Mogherini, si edhe komunistët e tjerë në Europë, po përjetojnë aq sa fundin e etyre edhe Kominternin e hershëm. Ideja: ‘Të shpëtojmë të majtën liberale, aty ku të mundemi!’- është bërë devizë tani.  Në Ballkan ka majtistë të mnetur “që nuk kanë mësuar gjë” akoma; dhe këtu mendojnë mund ta mbajnë gjallë majtizmin: Në Shqipëri, Maqedoni, Serbi…

Kudo  është atdheu i Mohgehrinit?

As në Lindje dhe as në Perëndim, komunistët nuk u gjykuan dhe as u ndëshkuan për atë që bënë që ngaa lufta e Dytë; prandaj kudo ku shkelin e quajnë “atdhe”. Servilizmi i majtistëve të mbetur në Gadishull iu krijon idenë se janë Zot. Ndërsa u ndëshkuan Nazistët,- komunistët e Europës as janë korrigjuar, as janë ndëshkuar deri më sot.

Lindja, “naive” si atëherë…

E majta në Europë po bie pak nga pak, sepse kombet perëndimorë nuk e pranojnë më; armiku i popujve duket qartë. Atëherë këta kanë lëshuar dërgata këtej nga Lindja me shpresë se këtu do të mbahen me thonj mbi rrënjët e vjetra të komunizmit. Federica Mogherini, diplomatja e lartë e BE, e tronditur deri në qenie, erdhi në Tiranë që nga Beogradi ku i thanë se duan më mirë “komunizmin Rus” se sa “komunizmin evropian”.

Rruga e komunizmit- si “Kashta e Kumtirit”; edhe në vitet ’30-’40 Kominterni lëviste në të njëjtën kahje.

Ku shfaqen skemat e Kominternit që afektoi Shqipërinë?

E para:

Kominterni solli këtej komunistët më të egër dhe me kujtesën më të shkurtër. Miladin Popoviç, edhe pse i pashkolluar, brutal dhe i pa shpirt, erdhi në Shqipëri “për të shpëtuar dhe ndezur ato shkëndija” komuniste që ishin shfaqur nëpër kovaçana. Koço Tashko, një profesor i shkollës së Filozofisë në Moskë, edhe ky nga Kominterni, trajtohej si fëmijë para Milanit. Nuk do të doja të bëja krahasim, por të dërguarit e BE tani vijnë në Shqipëri me arrogancën për të zbuluar “cilin të dominojnë”. Stefan Fyle – ish sekretar i Rinisë Komuniste të periudhës sovjetike në Çekosllovaki, shtrydhi kompaninë CEZ ku kishte lidhje biznesi dhe i rrënoi financat e Shqipërisë. Majtisti Flenckenstein, i besuar i Soros, bën presion “alias klasë punëtore gjermane”. Mogherini, para se të shfaqet vetë, kishte nisur mbesën Gaia Mogherini, trafikante droge,  si një nga kapot e krimit të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Gaia u kap (bashkë me grupin e drejtuar prej italianit Emanuel Zampano dhe shqiptarit Riges Duçi) më 14 tetor 2016. Në atë çast Federica e BE deklaroi se “nuk flas me vëllain tim që është baba i Gaia”. Tipike për Kominternasit: Godit, plaçkit dhe fshihu!

E dyta:

Kominterni “pa atdhe” kishte praktikuar metodën (si sot terroristët)  që njëri nuk njeh tjetrin, asnjëri “nuk ka të shkuar”. A kishte të shkuar Ali Kelmendi që erdhi si përfaqësues i Kominternit?…  Sot e kësaj dite nuk di askush se nga vinte, ku e kishte fisin, ku kishte lindur… Edhe zonja Mogherini sonte iku me vrap sapo i dolën në rrugë studentët e Universitetit të Tiranës dhe i kërkuan “zgjedhje të lira”. Studentët mendojnë se është po ajo BE që iu kanë thënë dikur. Por Mogherini iku…, pse? Për të mos u zbuluar cila ishte, si të gjithë kominternasit dhe terroristët. Studentët e Tiranës, sidomos, do të ishin tmerri i saj sepse do ta zbulonin cila është.

Studentët e nëntëdhjetës, me Azem Hajdarin në krye, u bënë fuqia që rrëzuan regjimin komunist në Shqipëri. Federica Mogherini, që nga viti 1988 deri në rënien e plotë të komunizmit, kur këtu luftohej për përmbysjen e komunizmit, ajo luftonte në krye të rinisë Komuniste Italiane për të ndaluar valën e antikomunizmit. Sikur të ishin studentët e viti 1990, sigurisht që Mogherini nuk do të vinte këtu. Por edhe para studentëve të vitit 2017, iu bë sikur “Azem Hajdari po qeveriste protestën”. Këta të viti 2017 nuk e dinin cila ishte, prandaj i besonin.

E treta:

Kominterni e kishte shpallur veten (dmth., komunistë e punëtorë) si “pa atdhe”. Pse? Ata donin të thonin se kishin jo një atdhe, por gjithë botën. Në fakt tentonin skllavërimin e tjetrit, madje edhe grabitjen e tjetrit. Shkrimtari i famshëm shqiptar, Petro Marko, luftëtar i Luftës së Spanjës, kur shpalos kujtimet e tij, thotë me dhimbje se “Ali Kelmendi i vidhte paratë që Petro iu dërgonte të tijve” në Shqipëri. Petro, ato pak para që siguronte në luftën e Spanjës,  ia besonte “engjëllit” të Kominterniti, por Aliu i merrte për vete.

A nuk ka ngjashmëri si me dy pika ujë me vilën e ambasadores së BE, Vlahutin?!Vila kushton mbi 4 mijë euro një metër katror. Ku është parë ky çmim në Shqipëri? Më shumë se 1.6 milionë euro një shtëpi për zonjën; paratë i paguajnë taksapaguesit, ata që besojnë dhe që nuk besojnë se BE nuk të vjedh xhepat. Sot mediat e Europës shkruanin se ambasadoren po e mbron edhe Mogherini; dhe dyshojnë se ka gisht… Mbasi ra edhe Internacionalja e Tretë, dmth., Kominterni, sa shumë njerëz mësuan se si të grabisin këta “të politikës korrekte”.

E katërta:

Këta, si Kominterni, po eksportojnë majtizëm në Ballkanin Perëndimor. Në vitet ’40 eksportonin komunizëm.  Në Europën Perëndimore nuk kanë asgjë të sigurt. Po bien në Francë, po bien në Hollandë, kanë rënë në Poloni dhe Austri, mund të bien në Gjermani e Itali… Atëherë çfarë?… i janë “qepur” Lindjes së shkretë. E duan Maqedoninë me çdo kusht për vete; e duan Shqipërinë; e duan Serbinë. Ndryshe nuk kanë asgjë. Këtu mund të krijohet Internacionalja e Katërt. E vetmja “lëmoshë” që i japin Ballkanit Perëndimor, është premtimi për “pranimin në BE”. Ndërsa këta premtojnë, teoricienët e tyre thonë se BE nuk ka zotësi të bëjë asgjë më për Ballkanin Perëndimor.

Eksporti i majtizmit liberal,- njësoj si shtrirja e Kominternit në vende të varfra kur nuk dëgjohej as radio.

 

/Veritas.com.al/