1 Maji i vitit 2012, vazhdon të jetë i trishtë për familjarët e të burgosurve në rastin Monstra. Katër vite pas aksionit policor ku pesë shqiptarë u dënuan me burg të përjetshëm, familjet e tyre me dëshpërim kujtojnë momentin e hidhur të burgosjes së njerëzve të tyre më të afërt. Ata jetojnë me shpresën se një ditë e vërteta do të dalë në shesh për këtë rast të montuar sipas tyre. Bedri Hajdari familjari i Haki Hajdarit dhe Fejzi Azirit kujton me dhimbje 1 majin e vitit 2012 dhe akuzon partitë shqiptare për inferioritetin e tyre.

“Ne nuk dinim asgjë fëmijët e mijë të gjithë të alivanosur kur kanë hyrë policët e armatosur deri në dhëmb vetëm sytë ju dukeshin normalisht ata s’kanë parë ai skenari asnjëherë janë alivanosur. Nëse e analizojmë aktakuzën se këtë ka qenë radikalist islam ,terroristë organizatë terroristë, islamike , që nuk u dëshmua asnjëherë se kanë pas grup që e kanë pasur këtë faktikisht sot po dëshmonte kundërta se nuk kanë qenë këta të organizuar por kanë qenë pala të organizuar pikërisht ata që na kanë akuzuar neve . Çdo ditë e më tepër po vërtetohet se kush ka qenë I krriminalizuar , kush ka punuar në bashkëveprim dhe me kontratë , prokuroria me gjykatësit , policia të gjithë këta kanë qenë të lidhur mes veti të gjithë atë skenarin që e kanë bërë vetë vetëm na kanë përshkruar neve” . Neve na ngelet të shpresojmë se nuk kemi fuqi se çka të bëjmë të shpresojmë se prokuroria special ta zbardhe rastin” “ Ne shqiptarët e din si e kemi punën këta vitet e fundit , si cungu para derës së kovaçit , secili që e pre sakicën del e provon te cungu ne shqiptarët kemi ndodhur si cung para farkëtarit ” “ Ne nuk kemi pasur mbështetje nga faktori shqiptarë as një përqind”, u shpreh Bedri handari, familjar.

Rasti monstruoz shkaktoi revoltë të madhe tek qytetarët, duke i shtyrë ata të ngrihen në protesta masive. Por Hajdari akuzon gjykatat se janë selektive, dënimet që u dhanë për protestat e rastit Monstra ishin me burg trevjeçar, ndërsa në protestat e tanishme dënimet janë me paraburgim shtëpiak. Për palën mbrojtëse të akuzuarit e kanë dëshmuar se janë të pafajshëm. Institucioni i vetëm tek i cili ata mbajnë shpresë është Prokuroria speciale.

“Si palë mbrojtëse edhe vetë të akuzuarit e dëshmuan se nuk kanë mundur fizikisht të jenë në vendin e ngjarjes . Presim që prokuroria speciale të involvohet edhe ta marr në radhën e tretë në gjykimin e gjykatës supreme ku do të bëhet edhe i vetë – fuqishëm, ku sipas meje edhe do të demontohet në gjykatën supreme në seancë publike”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Atëbotë, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, përveç se paralajmëroi se do të ngrihet padi penale ndaj siç i quajti ajo vrasësve mizorë, ajo dekalori se një pjesë prej tyre kanë marrë pjesë në luftëra të huaja si në Afganistan dhe Pakistan, duke i konsideruar ata si terroristë islamikë. Edhe përkundër këtyre akuzave, ky fakt deri më tani akoma nuk është zbardhur.

“Ministria e Punëve të Brendshme i zbuloi kryerësit e vrasjes mizore në Liqenin e Smillokovcit. Bëhet fjalë për grup njerëzish nga Shkupi, përndryshe janë ndjekës të islamit radikal. Kundër anëtarëve të grupit do të ngrihet padi penale për veprën penale terrorizëm. Për ndryshe anëtarët e këtij grupi janë persona të cilët sipas informacioneve që kemi, kemi të dhëna se një pjesë prej tyre kanë luftuar në zonat e luftës në Afganistan dhe Pakistan, pra kanë luftuar në anën e talebanëve kundër ushtarëve të NATO-s”, deklaroi Jankullovska . Në fillim të aksionit megjithëse 20 personat e arrestuar përfshirë këtu edhe gra u cilësuan si terroristë nga Jankullvska, më vonë ato u liruan. Ndërsa për vrasjen e pesëfishtëve me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari Rami Sejdiu, në mungesë provash është liruar nga akuza . Ndërkohë dy të akuzuarit Halil Demiri dhe Agim Ismailoviq ishin dënuar në mungesë, ndërkohë që autoritet e Kosovës refuzuan ti ekstradonin në Maqedoni. Edhe pse pritej që “bombat” e Zaevit të zbardhin detaje të reja për këtë rast, akoma nuk është publikuar një gjë e tillë. Lideri i opozitës pati deklaruar se të gjitha materialet që ka pasur në dispozicion i ka dorëzuar tek Prokuroria Publike Speciale. Qytetarët shqiptarë disa herë kanë kërkuar që nëse ka ndonjë informacion për rastin Monstra të publikohet sa më parë.