Nga: Vlora Çitaku

/ Politikane dhe diplomate kosovare/

Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e tri herë me rradhë.

Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.

E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm.

 Ne mund të mos pajtohemi me Kryeministrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera.

Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës.

Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.

Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.

Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.

Shqipëri, të kam ❤️.