Me atë që tha sot Sali Berisha, lider i Partisë Demokratike për shume vjet, paralajmëroi qeverinë Rama që të mos presë nga 18-a në 18. 18-a e dytë pas shkurtit kaloi. Ai e porosit që të mos presë 18 prillin.

Më 18 shkurt nisi protesta qytetare e prirë nga Opozita “për zgjedhje të liura dhje të ndershme”.

Që nga Çadra e Protestës Qytetare, ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar sërish Kryeministrit Edi Rama që të largohet nga detyra dhe t’i hapë vendin krijimit të një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Ai e ka quajtur Edin Ramën me nofkën “Edi Maska”.

“Dua t’i them Edi maskës se në 18 shkurt në rrugët e Tiranës vërshuan qindra mijëra qytetarë, por vërshuan gjithashtu lumenj urrejtje kundra teje, e cila në qoftë se nuk do të dominohej do të kapte ty edhe në strofullin e maleve të Sharrit ku ishe futur.

Mirëpo çfarë ka ndodhur tani pas 35 ditësh?! Nëse shpresa është ngjallur më shumë se kurrë në mbarë Shqipërinë, ty të shohin si një kufomë politike dhe të ardhmen e shohin tek opozita, tek Lulzim Basha. Problemi është se krahas shpresës dhe besimit, neveria dhe padurimi për të qëruar nga pushteti po bëhen aq të mëdha saqë mos uro kurrë të presësh një tjetër 18 shkurt se do të jetë fundi yt i tmerrshëm. Asnjeri në historinë e lirisë nuk e ka keqpërdorur pushtetit ndaj qytetarëve të tij siç e ke përdorur ti në 4 vite. Ti ke rritur 4 herë varfërinë e shqiptarëve”, deklaroi ish-Kryeministri Berisha.

/Veritas.com.al/