(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes në Moskë)

Moska është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm. Shpërthimi, që zyrtarët e Moskës thonë se u shkaktua nga një rrjedhje gazi, dëmtoi pasagjerët e metrosë në stacionin Kolomenskaya në juglindje të Moskës.

Të paktën shtatë persona janë plagosur nga shpërthimi, katër prej tyre sapo u dërguan në spital- sipas RIA Novosti, duke cituar një shërbim emergjence.

Pas atentatit mbi ambasadorin e Rusisë në Turqi, kjo e bën edhe më të frikshme jetën ën Moskë. Frika nga atentatet terroriste është shtuar.

Shpërthimi i sotëm dyshohet për sulm terrorist, por ende nuk konfirmohet nga autoritetet.

Moska ka shtuar masat e sigurisë pas atentatit ndaj diplomatit të saj në Ankara.

/Veritas.com.al/