Frika brenda një aeroplani të Aeroflotit. Ka pasur 73 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord. 41 të vdekur, shumë të plagosur.

Ka marre zjarr dhe flakët kane përfshirë gjithë pistën e uljes. Një avion pasagjerësh Sukhoi Superjet-100 i kompanisë ruse Aeroflot mori zjarr dhe u detyrua të bënte një ulje  emergjence.

Bilanci është dhjetëra të plagosur dhe dyzetenjë të vdekur, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Avioni është përplasur në tokë në aeroportin Sheremetevo në Moskë. Sipas mediave ruse, pasagjerët të padëmtuar u nxorën nga avioni përpara se të merrte flake i gjithi. Ata u nxorën me rrëshqitëset e emergjencës. Kështu ata u shpëtuan nga një zjarr dramatik, nga I cili kolona e tymit ka ngjyrosur qiellin e Moskës për një kohë të gjatë. Videot në internet tregojnë uljen e avionit duke lënë pas një gjurmë të gjatë të flakëve, sikur të ishte një kometë apo një top zjarri. Pastaj – pavarësisht ndihmës se shpejte – avioni vazhdon të digjet në pistë dhe shihen disa persona që ja mbathin.

Sipas informacioneve të para në dispozicion, një pasagjer kishte vënë re zjarrin ndërsa avioni po fluturonte direkt në Murmansk (ishte nisur në 17.50 koha lokale) dhe kishte njoftuar ekuipazhin. Piloti pastaj kishte kthyer avionin në aeroportin në veri të kryeqytetit. Sapo u ul, nisen operacionet e evakuimit të avionit qe ka vazhduar të digjej në pistë. Në realitet, avioni kishte tentuar dy ulje. E para nuk kishte qenë e suksesshme, ndërsa e dyta ja kishte arritur. Në momentin qe preku token me karrocerinë mjeti kishte goditur edhe me pjesën e përparme dhe prandaj kishte marre flake.

Versioni më i besueshëm i incidentit deri tani është se rrufeja goditi avionin, duke shkaktuar një zjarr tashmë në fluturim. Sipas një versioni tjetër, flakët do të kishin filluar për shkak të impaktit të fortë me terrenin. “Një komision është krijuar për të hetuar shkaqet e rrethanave të Incidentit”, ka shtuar kompania ajrore.

Veritas.com.al/