Meteoalb parashikon mot të kthjellet në gjithë vendin gjatë pasdites dhe mbrëmjes, përjashtuar verilindjen ku ende do mbeten vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante, duke mbetur kështu në shkallë vendi deri  39ºC.

Nga dita e nesërme e në vazhdim, temperaturat do të pësojnë një rënie.

“Të enjten dhe në vijim rënie graduale, ndërsa në fundjavë ndjehet fresku, maksimumi në mesditë në vlerat 31 – 32 gradë C”- njofton  Meteoalb.