Deti me dallgë për shkak të motit të keq, ka bërë që të pezullohet një pjesë e aktivitetit në Portin e Durrësit.

Era e fortë me shpejtësi 22 metra për sekondë nuk ka lejuar të dalin në det anijet tregtare të tonazhit të ulët dhe të mesëm apo dhe ato të peshkimit.

Për shkak të kësaj situate edhe tragetet e linjës Bari- Durrës janë ankoruar me vonesë ndërsa një prej tyre nuk është futur ende në port.