Kapiteneria e qytetit të Vlorës ka njoftuar se ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit në datat 7 dhe 8 tetor.

Kjo pasi Shqipëria është përfshirë nga një mot i keq dhe me reshje të dendura shiu.

Era  e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla.

Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

“Ndalohet dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe marrjen e masave”, shkruhet në njoftim/AP/