Reshjet e shiut vijojnë të paraqesin probleme në disa qytete të vendit tonë. Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Lezhës. Intensiteti i lartë i reshjeve gjatë natës ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’.

Vërshimi i ujit thuajse ka përmbytur totalisht këtë zonë duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Ndërkohë nga reshjet e dendura në Lezhë kanë bërë që niveli i lumit Drin të rritet shumë duke rrezikuar dhe të dalë nga shtrati.

Edhe lumi Osum që përshkon Beratin është fryrë shumë dhe rrezikon daljen nga shtrati.

VERITAS.COM.AL