Kjo javë ka nisur me vranësira dhe shira në të gjithë territorin ku me intensiv, shirat kanë qënë në zonat veriore dhe qendrore të vendit, njofton Meteoalb.

Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe të ulët.

Nesër pritet të ketë dobësim të shirave megjithëse do të mbeten prezent në të gjithë vendin.

Që nga dita e mërkurë dhe në vijim pritet përmirësim i motit duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Fundjava do të sjellë valë të nxehti afrikan ku termometri do të ngjitet deri në 37 gradë apo edhe më shumë.

 

Temperaturat e ajrit sot do të jenë rreth vlerës 21 gradë Celcius. Nesër pritet rritje e tyre. Parashikohet që temperaturat gjatë javës të pësojnë rritje të ndjeshme deri në 36 apo 37 gradë C.