Sinoptikanët paralajmërojnë se gjatë ditës së sotme moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura. Baza e reve do të jenë të ulëta rreth  400 metra.

Priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të jenë me intensitet të dobët deri mesatar. Në Verilindje në lartësi priten reshje dëbore.

Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-18m/sek, më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Deti i forcës 6 me lartësi vale 4.0. metër. Shikimi 100m-20km. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore    2°/10°C

Vendet e ulëta    6°/16°C

Vendet bregdetare  9°/15°C

Veritas.com.al/