Temperaturat shumë të larta të motit kanë krijuar ‘çudinë’ se si edhe në vendin tonë mund të ndodhë kjo ‘asfiksi’ natyrale. Disa e shpjegojnë me ‘të nxehtin afrikan’, por që është veç një shpjegim skolastik; në shekuj e shekuj Afrika ka qenë po aty ku është sot, por kjo valë temperaturash të larta nuk kanë përfshirë vendin tonë.

Edhe sot e nesër temperaturat do të shënojnë maksimum 42 gradë Celsius, më e larta.

Rënia e temperaturave vijon graduale gjatë javës tjetër deri në fundjavë, datë 12 – 13 gusht, kur pritet rikthim në normalitetin termik mujor,- sipas metereologëve- ku temperaturat nuk do të shënojnë mbi 35 gradë C, vlera që mbeten dominante gjatë 10-ditëshit të dytë të gushtit 2017.

Veritas.com.al/