Policia ka arrestuar një të ri i cili ka tentuar që të gëlltisë një qese me hashash që ka pasur me vete. Kur policia i bëri shenjë një automjeti për të ndaluar, shoferi u bind dhe menjëherë hapi krahun, deri këtu ngjan si një kontroll rutinë. Por pas këtij veprimi drejtuesi i mjetit nxitoi të nxjerrë nga xhepi një qese të cilën tentoi ta gëlltisë.

Kështu e përshkruajnë forcat Shqiponja në Tiranë arrestimin e Sabah Nuzit, i cili u përpoq të kalonte në stomak 4. 8 grame hashash, thanë burime të gazetares Anila Hoxha.

I riu shpresoi se do ta gëlltiste qesen , duke humbur gjurmët e provave që efektivët mos ta sekuestronin e më pas mos ti adresonin edhe akuzën për të cilën ai do përballet me gjykatë .

Në përfundim Nuzi nuk e ka realizuar dot gëlltitjen e qeses me hashash pasi për pak është mbytur. Policët pasi kanë ndërhyrë sikur të ishin edhe urgjenca  dhe pasi i kanë nxjerrë nga goja qesen me hashash veç akuzës së drogës  i kanë referuar edhe një vepër tjetër tha Anila Hoxha .

Akuza e dytë është  kundërshtim i  forcave të rendit , pasi i dyshuari nuk ju bind policisë por kreu veprime të tjera pasi ata i kërkuan të ndalonte. Vepra e dytë lidhet me përpjekjet e policëve thuhet në referim për mos ta lejuar të riun të kalonte në stomak qesen, për të cilën më pas policët mësuan se ishte hashash.