Vendimi i qeverisë së Hungarisë që sa më shpejt të ndërtojë murin kufitar përgjatë gjithë vijës kufitare, ka pasur një efekt pozitiv financiar, duke arritur sigurimet themelore nga shpenzimet e emigracionit ilegal.

Zoltán Kovács, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Viktor Orbán, tha për median Hungareze javën e kaluar se “paratë e shpenzuara në mbrojtjen e kufirit po rikuperohen në mënyrë të qartë”.

Duke folur për “Breitbart London”, zyra e Komunikimeve Internacionale e qeverisë  Hungareze, shpjegoi:

“Shteti Hungarez shpenzon në total 5,505 forinta mbi vonesën e shërbimit për çdo emigrant ilegal. Po të bëhen krahasimet, paga minimale në Hungari është aktualisht 127,500 forinta/muaj, që barazohet me 4,250 forinta/ditë.”

Kjo shtohet në një kosto vjetore prej 2,009,325 forinta për emigrantët, në një vit.

Sipas Frontex, Agjencia Europiane  e Sigurimit të Kufijve detar dhe tokësor, kohët e  fundit ka raportuar se prezantimi i “pengesave teknike” për emigrantët ilegal në kufirin Hungari- Serbi, numri shkon nga 200, 000 në vitin 2015 në 250,000 në vitin 2016- që teorikisht do të thotë një kursim masiv.

/Veritas.com.al/