Tre pjesëtarë të një familjeje kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti, teksa ishin duke u kthyer nga dasma.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të fshatit Varibop, në aksin rrugor Levan- Tepelenë, ku mjeti tip “Suzuki” ka rënë në kanal duke marrë tre jetë.

Makina u gjet vetëm sot në mëngjes. Viktimat, siç raportohet, dy meshkuj dhe një femër, janë pjesë e familjes Murataj nga fshati Kute e Mallakastrës.

Sipas informacione të para të poliicsë, ngjarja mund të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit, por nuk ka pasur askënd që t’i ndihmojë.

Policia vijon hetimet për shkaqet e aksidentit, dhe identifikimin e plotë të viktimave.

Veritas.com.al/