Një lajm i hidhur për diplomacinë shqiptare. Është ndarë nga jeta ambasadori Bashkim Rama. Një diplomat karriere, por edhe akademik i shquar, një ndër bashkëpunëtorët e Universitetit Mesdhetar që nga themelimi i tij si pedagog.

Bashkim Rama ka pasur një karrierë të suksesshme në diplomacinë shqiptare. Ai ka qenë Drejtor i akademisë diplomatike, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, gjeopolitikë dhe diplomaci, profesor i teorisë dhe praktikës diplomatike në disa universitete në rajon si dhe rektor i Universitetit të ndërkombëtar i Strugës. Po ashtu, Rama ka qenë ambasador i Shqipërisë në Bullgari, në Gjermani dhe në Kosovë.