Sot është ndarë nga jeta Todi Janku, boksieri shqiptar i pashoq. Sporti i boksit kishte fatin që kishte Todin, dhe Todi kishte lindur për këtë sport. Sado u përpoq që të bëhej një futbollist, ai një ditë papritur zbuloi në një sekondë se ishte vetëm boksier i “të majtës së artë”.

Todi ishte një boksier legjendë dhe  Njeri Nobël.

Pas viteve ’90 kur “u çlirua” edhe sporti i boksit,  të gjithë e çuam mendjen te Todi. Të kishte qenë boksi aq i mirë sa Todi dhe ta kishin ndaluar në diktaturën komuniste?! Po pse?

Todi pati fatin që sportin e boksit e ngjiti në majat e tij dhe e mbylli po ai. Pas shumë viteve që nuk u lejua boksi, Todi ishte njeriu i zakonshëm dhe i pashoq- njëkohësisht. Kush nuk e kujton Todin, një punëtor i thjeshtë në Dhomën e Tregtisë. Sa do t’u mungojë familjarëve, miqve dhe admiruesve; edhe kalimtarëve në fillesë të Rrugës së  Kavajës ku ai kalonte disa herë në ditë. Të gjithëve…

/Veritas.com.al/