(FOTO: pamje nga një zyrë elektorale e Partisë Demokratike pas humbjes)

Disa Demokratë në SHBA, duke iu referuar humbjes të të martës në mbrëmje, me 8 nëntor, po kërkojnë ndarje ngë Partia demokratike në qoftë se kjo nuk ndryshon, shkruan Catherine Rodrigues.

Ish Sekretari për Punë në periudhën e Bill Clinton, Robert Reich ka folur për mundësinë e krijimit të Partisë së Tretë në qoftë se Partia Demokratiike nuk lëviz në një drejtim më progresiv.

“Partia Demokratike nuk mund të vazhdojë më që të jetë e njëjtë, ajo ka rënë poshtë dhe nuk e njoh”- tha Reich në një “call- konference” me anëtarë që përfaqësojnë themelin e Partisë Demokratike.

“Ky ka qenë një refuzim i politikës së lidershipit të Partisë Demokratike, dhe megjithatë organizimi politik nuk shikoj se po ndryshon… në qoftë se Partia Demokratike nuk e bën këtë, atëherë do ta bëjmë ne me anë të një partie të Tretë”.

Partia Demokratike, brenda përbrenda saj,  ndodhet në një luftë civile mes krahut progresiv dhe krahut të korporatave brenda partisë.

Disa në parti po fajësojnë progresivët që mbështesin Bernie Sanders dhe refuzojnë protestat mbrapa Hillary Clinton.

/Veritas.com.al/