Aleksandër Lalo, kompozitor i njohur, ka ndërruar jetë sonte në orët e vona, në shtëpinë e tij në Tiranë. Shkak për humbjen htë bërë një arrest kardiak që ka goditur Lalon. Lajmin e ka dhënë Televizioni Klan, ku kompozitor Lala, prej dy vjetësh ishte anëtar i Jurisë së disa spektakleve muzikore e artistike.

“Po e nderpesim spektaktin pas ndarjes se papritur nga jeta te Aleksander Lalos. Ne shenje respekti Tv klan nuk do ta transmentoje spekaklin sot. Kjo puntate ishte e regjistuar dy dite me pare dhe kompozitori Lalo ishte pjese e jurise qe nga java e pare” tha në një ndërhyrje direkte gazetai i lajmeve Reis Çiço.

Aleksandër Lalo që në rininië e tij është shquar si një kompozitor i talentuar dhe me impakt shumë të mirë në publik. Ai studioi në Konservatorin e Tiranës për Muzikë (më vonë u quajt Akademia e Arteve dhe aktualisht quhet Universiteti i Arteve). Këngët ekompozzuara prej tij kanë marrë pjesë dhe janë lauruar nmë shumë aktivitete artisitike kombëtare.

Gjatë regjimit të diktaturës komuniste, Aleksandër Lalo u dërgua ‘pë riedukim’ në Fushë Arrës, ku kaloi disa vite shumë të vështirë.

(Vijon)

Veritas.com.al/