Glen Carey/ Bloomberg 

(Bloomberg) – Duke gumëzhirë në qiell nën hijen e malit Olympus, helikopterët sulmues Grek dhe Amerikan përfunduan një stërvitje force live javën e kaluar pasi të dy aleatët e NATO-s forcuan bashkëpunimin e tyre ushtarak.

Por koha e manovrave të përbashkëta ishte më shumë dëshmi për gjeopolitikën e një rajoni gjithnjë e më të paqëndrueshëm – dhe një mesazh për fuqitë rivale – sesa një shenjë e ndonjë miqësie të madhe.

Greqia është shfaqur si çelësi i planeve amerikane për të kundërshtuar ndikimin e Kinës dhe Rusisë në Mesdheun Lindor, ndërsa vendet kërkojnë burime energjetike dhe infrastrukturë.

Për Grekët, SH.B.A. është i vetmi vend që mund të përmbajë ekspansionizmin e Turqisë, e cila javën e kaluar kërkoi ndihmën ushtarake të Uashingtonit ndërsa u përfshi në luftën në Siri, ku po lufton me forcat e mbështetura nga Rusia. Turqia, e cila është edhe anëtare e NATO-s, kërkoi një takim me aleatët e saj në Bruksel të Premten pas një sulmi ajror në Siri qe vrau të paktën 33 ushtarë Turq.

Ambasadori amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt, tha gjatë stervitjes së 19 shkurtit se marrëdhëniet ishin “më të forta se ç’kanë qenë ndonjëherë” dhe bashkëpunimi i mbrojtjes ishte një “komponent thelbësor i kësaj”. Një marrëveshje e ndërsjelltë u ratifikua këtë vit në Athinë disa javë pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime në Uashington me Presidentin Donald Trump.

Një partneritet i riforcuar me Greqinë përputhet me Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes së Trump, një ndërrim politikash që synon të parandalojë zgjerimin e Rusisë dhe Kinës në vendet ku SH.B.A. ka pasur lidhje ushtarake dhe ekonomike afatgjata. Greqia është gjithashtu një komb relativisht pro-Amerikan në Evropë, ku shumë liderë po dalin kundër kërkesave për të paguar më shumë për mbështetjen ushtarake Amerikane.

“Eshtë një konkurrencë e madhe për pushtet,” tha sekretari i ushtrisë Ryan McCarthy javën e kaluar gjatë një konference me gazetarët në Uashington. “Nëse nuk je atje që të bashkëpunosh me ta dhe të punosh me ta, dikush do të përpiqet të plotësojë boshllëkun.”

Sh.B.A dhe Britanikët ndërhynë në Greqi pas Luftës së Dytë Botërore për të ndaluar vendin të binte pas Perdes së Hekurt. Deri në vitin 1952, ajo ishte anëtare e NATO-s, përkrah me fqinjën dhe armikun tradicional,Turqinë.

Greqia harxhoi10 vitet e fundit duke luftuar një krizë ekonomike. Gjatë asaj kohe ajo shiti portin e saj më të madh, strukturat në Pire ngjitur me Athinën, operatorit shtetëror të Kinës, ndërsa kërkonte të mblidhte para. Investime të tilla janë me interes të veçantë për Sh.B.A., sipas McCarthy-t.

Marrëveshja e Bashkëpunimit për Mbrojtjen e Ndërsjelltë, për të cilën Sekretari i Shtetit Michael Pompeo tha se ishte “me të vërtetë një pikë kryesore” kur e nënshkroi atë në Athinë në tetor, rrit bashkëpunimin ushtarak duke zgjeruar infrastrukturën dhe duke bërë përmirësime të tjera në bazën e Souda në Kretë. Ai gjithashtu lejon që SH.B.A. të përdorë portin Alexandropouli në veri.

Për administratën Trump, Greqia gjithashtu është një nga shpenzuesit e mëdhenj tradicionalisht të Evropës për mbrojtjen, duke pasur parasysh vendndodhjen e saj. Vendi paguan më shumë se 2% të produktit të tij të brendshëm bruto, një kërkesë nga administrata që ka bezdisur anëtarët e tjerë, si Gjermania.Mitsotakis gjithashtu po përmirëson gjuajtësit F-16 të prodhuar nga SH.B.A.

Ajo që shqetëson Greqinë është se Turqia po bëhet më shumë e sigurt në Mesdheun lindor. Ndërsa Turqia dhe Rusia kanë qenë në anë të kundërta në Libi dhe Siri, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka krijuar një marrëdhënie më të ngushtë me Vladimir Putin ndërsa ata gdhendin rajonin.

Tensioni midis Greqisë dhe Turqisë është në nivelin më të lartë që nga vitet 1990 për shkak të një mosmarrëveshjeje për kufijtë detarë të përfshirë në një marrëveshje të fundit Turke me Libinë e shkatërruar nga lufta dhe planet Turke për të eksploruar gaz në zonat e detit të pretenduara nga Greqia. Athina po kërkon gjithashtu të ndihmojë në uljen e varësisë së rajonit nga gazi Rus dhe po punon për një projekt tubacioni që lidh Egjeun me Bullgarinë në veri.

Cagatay Erciyes, një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme Turke, ka vene ne diskutim javën e kaluar pretendimet detare Greke rreth ishujve të saj në Egje dhe Mesdhe. Ai pohoi se Turqia do të mbante kërkimin e energjisë në det të hapur në jug të Qipros derisa të garantoheshin të drejtat e Turqve Qipriotë.

Presioni ndërkombëtar nuk do të “ulë krahët e Turqisë”, tha Erciyes. “Sh.B.A, miqtë tanë Amerikanë, mund të mbështesin dialogun midis Turqisë dhe Greqisë.”

Në të vërtetë, muzika e humorit rreth Mitsotakis dhe Trump është në kontrast të thellë me Erdogan,i cili shpesh ka pasur një marrëdhënie të hidhur me homologun e tij Amerikan.

Sh.B.A iu përgjigj vendimit të Turqisë për të blerë sistemin e raketave S-400 nga Rusia duke e pezulluar atë nga programi F-35. Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper vuri në pikëpyetje angazhimin e Ankarasë për aleancën e NATO-s pasi Erdogan kërcënoi të mbyllë dy instalime kritike nëse sanksionohet për rritje të lidhjeve ushtarake me Rusinë.

Uashingtoni vuri në dyshim vendimin e Erdogan për të dërguar trupa për të forcuar qeverinë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara në Libi, një veprim që ka prishur ekuilibrin e fuqive në rajon.

“SH.B.A. ka pasur gjithmonë një qasje të bazuar ne ekuilibrin e pushteteve, veçanërisht kur një aleat si Turqia po përpiqet të afirmohet në mënyrë të njëanshme,” tha Kamran Bokhari, drejtor i zhvillimit analitik në Qendrën për Politikë Globale në Uashington. “Turqia ka shumë më tepër për t’i ofruar SHBA-se sesa Greqisë, por lidhjet më të forta me Grekët janë të dobishme pasi Uashingtoni nuk dëshiron që Turqia të jetë shumë komforte në rajonin e Mesdheut Lindor.”