(FOTO: Alexander Solzhenitsyn, Nobelist në Letërsi)

Si u ndalua dhe u përndoq Alexander  Solzhenitsyn në Rusi? Si u bë Nobelist në botë por i përndjekur në Rusi? Si  u kthye regjimi komunist në një regjim mizor?

Asgjë nuk ndodhi si në një qiell me yje. Gjithçka u përgatit hap pas hapi, nëpër fazat që kaloi dhe manipuloi vetë fara komuniste.

E tëra nisi që në periudhën e carëve dhe të tipave që bënin si kuklla në duar të careshave… Si Rasputini.

Rasputini i cilësuar si “Djalli i shenjtë”, shkoi në Shën Peterburg të vitit 1906 dhe filloi të kishte akses në familjen e Car Nikolas së II. I paraqitur si mistik, Rasputini ishte i njohur për çrregullime seksuale, profeci të çuditshme dhe pretendimet e tij se kishte fuqi supersticioze për të shëruar.

Si cari ashtu edhe familja e tij ranë nën ndikimin e Rasputinit duke i ulur besueshmërinë monarkisë. Kjo ndodhi kur cari ishte duke përndjekur mizorisht çifutët e Rusisë dhe në Evropë ishte ndezur Lufta e Parë Botërore.

Ky konfuzion social në Rusi bëri që organizatorët e komunitetit të Vladimir Leninit të ngrenë zërin dhe të nxisin  admiruesit e tyre duke çuar në plasjen e revolucionit Bolshevik. Ata përhapnin propagandën e tyre, nxisnin luftën e klasave, provokonin sulme, grabisnin banka dhe urdhëronin vrasje.

Lenini mori kontrollin e qeverisë dhe vendosi një socializëm totalitar në të cilin arrestojë, burgosi dhe vrau me dhjetëra e mijëra rusë. Car Nikola dhe familja e tij u ekzekutuan.

Bolshevikët zëvendësuan fenë me materializmin ateist. Pronat e kishës u konfiskuan dhe u shkatërruan. U ndalua fjala dhe shtypi i lirë. U hoq prona private. Të gjitha kompetencat u centralizuan te partia.

Ndërsa Lenini ishte duke vdekur, Joseph Stalini uzurpoi pushtetin, duke arritur deri aty sa të manipulonin dhe të hidhnin në qarkullim një fotografi që tregonte atë të ulur pranë Leninit. Stalini e ushtroi pushtetin në Bashkimit Sovjetik si një diktator. Stalini me “spastrimin i madh” ekzekutoi pjesën më të madhe të gjeneralëve duke lënë vetëm ata që i bindeshin verbërisht. Miliona njerëz të quajtur armiqtë e popullit u arrestuan, ekzekutuan ose u çuan në kampet e punës që quheshin gulag.

Një nga të arrestuarit ishte Alexander Solzhenitsyn i cili lindi në Rusi në 11 tetor të vitit 1918. Alexander Solzhenitsyn u arrestua sepse i shkroi një letër në të cilën kritikonte Stalinin. Ai vuajti 11 vjet në kampet e punës.

Në këtë periudhë Alexander Solzhenitsyn filloi të shkruajë. Libri i tij u nxor ilegalisht nga Rusia duke bërë që ai të marrë çmimin Nobel për letërsinë.

/Veritas.com.al/