Nga:m Dr. Prof. Sali Berisha/

Lexoni mesazhin e nëpunësit dixhital!

Ai denoncon emërimin e taksidarëve dhe tender-ndrikullave të saj në poste kyçe, dhe se si grupi i punës, me në krye konfidentin e saj, famozin Plarent Ndreca, zhgërryheshin në resorte turistike gjoja për hartimin e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartë dhe ato sot e kësaj dite nuk janë hartuar! sb

Mesazhi:

“Përshendetje zëri i një populli që lëngon nga dhimbja e padrejtësive. Sot është zhvilluar komedia e rradhës në DAP, për trupën e nivelit të Plartë drejtues TND, ku cdo gjë është paracaktuar se kush do jete fitues edhe cfarë pozicionesh po i presin, ama ju mungon vetëm TND, sepse sherbesat dhe qokat janë mbyllur. Ministria Arsimit Sportit dhe Rinise quhet intitucioni me në krye ‘alfabetin e djallit’ e cila me djallëzite e saja kërkon të pozicionojë si drejtor të përgjithshëm dy shoqet dhe shërbyeset e saja.

Zamira Gjini si drejtor i përgjithshëm P.Zh.A.S.R dhe Ejona Isufaj si drejtor i përgjithshëm Rr.P.A.S.R. Zamira Gjini duke i shërbyer ne te gjitha tenderët e parauniversitarit edhe atë të mobiljeve meqë ‘alfabeti djallit’ e ka shumë për zemër! Ejona Isufaj e cila në emer të ligjit është taksidarja e arsimit të lartë dhe krijuese e nje çoroditjeje të frikshme ne IAL.

Dua të saktësoj diçka në lidhje me hartimin e akteve nënligjore të ligjit për arsimin e lartê, rreth dy vite me.parë u ngriten urdhrat me grupet e punës per nxjerrjen e akteve me ne krye krye juristin plarent ndrecen , shpenzimet me taksat e taksapaguesve u bene ama vetem per aktet joooo por shijuan 4 ditë ne Vlorë dhe 4 ditë dhe netë në Pogradec, aktet as sot nuk dolën.

Lutem që KLSh të auditojë me seriozitet të madh këtë maskaradë e cila na rëndon të gjithëve sespe pasojat janë të pranishme në çdo familje.

Faleminderit”.