Viktima nga aksidentet automibilistike si një bilanc lufte në vendin tonë. 90 humbje jete në 5 muajt e parë të vitit. Vetëm për 2021 në Urgjencën Kombëtare ku raportohet në kohë reale për çdo aksident pasi kërkohet  ndihmë, janë regjistruar 1477 aksidente, nga të cilat 810 kanë qenë me makinë, 344 aksidente me motorr, 166 aksidente makinë me këmbësore  dhe 157 me biçikletë.

Për numrin e lartë të aksidenteve, Skënder Brataj shefi i urgjencës kombëtarë nuk fajëson vetëm ata që kanë timonin në dorë për numrin.

Brataj thekson se duhet punuar me parandalimin e aksidenteve .Rolin kryesor e luajnë autoshkollat pasi pjesa dërrmuese e atyre që kanë një patentë nuk dinë dhe nuk respektojnë rregullat e qarkulimit.

Gjobat dhe ndeshkimi  janë një mënyrë disiplinimi, por duket se nuk japin rezultat në uljen e numrit të aksidneteve të cilat në sezonin e verës pësojnë një rritje të frikshme.

Aksidente rrugore 2021

810 aksidente me makine

344 aksidente me motorr

157 aksidente me bicikletë

166 aksidente me këmbësore