Dy motra gjetën vdekjen sot,  në një aksident të ndodhur në Itali, në rrugën Firence – Piza – Livorno.

Janë dy emigrante shqiptare, vajza të një mjeku që jeton në Firence. Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një trajler.

Shkaqet e aksidentit pritet të zbardhen pas hetimeve të nisura nga policia.

Në aksident u plagos edhe një person tjetër që gjendej me dy vajzat.