Në akullnajat që po ‘tkurren’ nga shkrirjet, në Zvicer, janë zbuluar dy trupa të ngrirë që mendohet se janë të një çifti që humbi para 75 vjetësh- raporton media e Zvicrës.

Marcelin dhe Francine Dumoulin u zhdukën në lartësinë e 2,600m (8,530ft) rrugës për në kasollet e lopëve të tyre në Alpe, në Gusht 1942.

Ata ishin fermerë; shtatë fëmijët e tyre nuk hoqën dorë kurrë nga shpresa se një ditë do t’i gjenin.

Vajza e tyre më e vogël, 79 vjeç, thotë se tani po planifikon që t’u organizojë prindërve një funeral ashtu si e meritonin ata.

Zoti dhe zonja Dumoulin nuk u gjetën kurrë deri më sot, pavarësisht nga kërkimet shumë ekstensive.

Veritas.com.al/

Map