Nga: L. Skiro/

Ne dinim se sot në Tiranë zhvillohet ngjarja më e madhe politike e Globit… Të gjithë i kanë drejtuar sytë nga Hotel Tirana- godina më e lartë e ndërtuar në gjysmë shekullin e komunizmit. Gazetarë, fotoreporterë, kureshtarë, politikanë, ministra…, të gjithë i kanë sytë dhe prezencën te ky hotel.

Sot në këtë Hotel rimëkëmbet aleanca qeveritare për zgjedhjet e ardhshme mes PS dhe LSI. Edhe pse vendi po rënkon e ankohet në kupë të qiellit për keqqeverisjen, për urinë, për korrupsionin, për pasigurinë, për krimin, për drogën, për fyerjen, për arrogancën…., të gjitha prova të qeverisë.

Mirëpo prapa të dy Aleatët nuk ndjejnë gjë dhe janë mbledhur për të riformuluar Aleancën.

Të gjithë presin se mos vallë LSI do të ndahet nga PS; por kjo ka pak gjasa.

Dukej se sot ishte lajmi i Globit.

Por në fakt, agjencitë e botës transmetojnë një lajm mbi një Aleancë Aziatike; mes Kinës dhe Koresë së Veriut.

Sot Koreja e Veriut është në festën më të madhe; përkujton 105 vjetorin e gjyshit të presidentit aktual, ish- presidentit Kim Il Sun. Këtë ditë Koreja e ka emërtuar si “Dita e Diellit”.

Por po sot, Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të lëshojë raketën bërthamore me 100 km largësi. Koreja e Veriut po kërcënon Amerikën dhe Botën.

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un, në kremtimin e ditëlindjes së 105 –të të gjyshin të tij, ishte veshur me rroba errëta, dukej i çlodhur dhe buzëqeshte me bashkëpunëtorë derisa shikonte paradën e madhe “Dita e Diellit” në sheshin kryesor në Phenian.

Por një gjë mungoi: kësaj here, për herë të parë në histori mungoi Aleati më i madh: Kina. Kina vendosi të mos marrë pjesë në festën e “Diellit”, pikërisht për shkak të krimit të “bombës bërthamore”.

Po është interesante, që të bëhet pyetja: Këta aleatët këtu, edhe pse venë re krime të mëdha qeveritare, megjithatë nuk ndahen. Të katin të bënin sa aziatikët!

/Veritas.com.al/