-Me iniciativën e vendeve nordike, ka filluar presioni për të kërkuar dëbimin e partisë Fidesz. Oferta e Melonit-

Nga: Andrea Indini /

Përplasja në Bruksel, tani konsumohet mbi të drejtën e Viktor Orban për të qëndruar në Partinë Popullore Evropiane (Ppe).

Ata që dëshirojnë ta nxjerrin jashtë, sipas asaj qe referon agjencia Ansa, do të ishin vendet e Evropës Veriore që, në këto orë, sapo kanë filluar të bejnë presione për te arritur dëbimin. Për momentin, sipas agjencisë Agi, praktika ende nuk ka filluar, por diçka tashmë po lëviz në Bruksel.

Aq sa Giorgia Meloni i ka shtrire tashmë dorën kryeministrit hungarez duke e ftuar atë “në familjen e madhe të konservatorëve dhe sovranistëve evropianë“.

Pakënaqësitë kundrejt Orban-it në brendësi të Partisë Popullore evropiane kane filluar të maturohen pas sulmeve gjithnjë e më të mprehta të kryeministrit hungarez ndaj Bashkimit Evropian dhe liderët e saj, veçanërisht ndaj Jean-Claude Juncker, edhe ai anëtar i Ppe-së . Pikërisht sot, duke iu përgjigjur fushatës së titulluar Edhe ti ke të drejtë të dish se çfarë po përgatit Brukseli, qe demaskon politikat e vendosura nga BE për të mirëpritur emigrantët, Komisioni evropian ka akuzuar qeverinë e Orban për “shtrembërimin e së vërtetës”. Krahu i hekurt ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe tani, brenda Ppe-se, vendet nordike dëshirojnë të kalojnë në rrugën e faktit. “Hipotezat e një dëbimi të partisë Fidesz – referuar burimeve Agi të Partisë Popullore – do të diskutohen nga asambleja politike në 20 marsin që vjen, me rastin e para-samitit te zakonshëm që paraprin Këshillat e BE-së”.

Në ditët e fundit, partitë popullore të Evropës Veriore kanë shkruar disa letra si udhëheqësit të grupit Manfred Weber si dhe presidentit të partisë, Joseph Dauhl, për të kërkuar që hipoteza e përjashtimit të Fidesz nga familja evropiane të merret në konsideratë. Për momentin, asnjë procedurë zyrtare ende nuk është nisur për dëbimin e partisë hungareze, edhe nëse komponenti i Evropës Veriore duket i vendosur të kërkojë një përballje. “Numërimi final me ne fund ka filluar per Fidesz,” i tha Agi-t, eurodeputetit finlandez Petri Sarvamaa. “Për gati dhjetë vjet ka pasur një dialog për të sjellë Orbanin në përputhje me vlerat dhe parimet tona, por rezultati në Hungari është se gjendja e të drejtave themelore dhe shteti i se drejtës po përkeqësohet – tha për ANSA-n Anna Maria Corazza Bildt, eurodeputete e partisë së moderuar suedeze – i ka kthyer krahët vlerave te Ppe-së dhe tani është momenti për të konsideruar nëse i përket ose jo familjes sonë “.

Në javët e fundit mbi Orban jane hedhur kritika te renda edhe nga ana e CDU-së gjermane. Por burime brenda Ppe-se besojnë se nuk ka gjasa që përjashtimi i Fidesz të vendoset para zgjedhjeve evropiane të majit. “Te dobësosh tani Ppe-ne, duke tërhequr të djathtën nga komponentët sovraniste – shpjegojnë – do të ishte një gabim”. Nëse Orban dhe partia e tij do të dëboheshin nga Ppe, Fratelli d’Italia do ti propozojnë, në fakt, ” Alliance of Conservatives and Reformists in Europe (Acre) për ta mirëpritur atë “në familjen e madhe të konservatorëve dhe sovranistëve evropianë”.Jemi plotësisht të bindur – ka shkruar Meloni në Twitter – se kjo do të ishte shtëpia e tij ideale”.

Veritas.com.al/