Nga Sali Berisha/

Në mediat e vendit policia përsërit historitë famoze të Julian Sinanit apo Gjutajve dhe Brukave!

Suksesi i radhës është se tenxheres i bëhen fasulet kartmonedha!!! Del në skene Kupa, kryebabagjyshi famoz që e arrestojnë sikur e marrin me qira.

Të dashur miq, e prita me kënaqësi të veçantë lajmin e gjetjes së plaçkitësve të Qaf Kasharit. Por duke ndjekur me interes lajmet dhe debatet në studiot e policisë për super, superaksionin dhe arrestimet e hajnave të parave të bankës dy ditë me pare ne Qaf Kashar, me duhet të konstatoj se kjo është një histori simotër me atë të Julian Sinanit apo Gjutajve dhe Brukajve.

Duke thënë këtë unë duhet të garantoj policët e guximshëm dhe të ndershëm se vlerësoj shumë çdo operacion të suksesshëm të policisë dhe jam i vetëdijeshem se me shkallën e lartë të inkriminimit nga çunat e krimit që ka futur në polici Saje qorri, operacionet e policisë se shtetit sot janë dy herë më të rrezikuara dhe dy herë më të vështira! Por natyrisht denoncoj farsën e djeshme për arsyet që vijojnë:

Se pari, hajnat i kapën, por paratë nuk u gjetën, ose asnjë nga kartmonedhat e gjetura nuk janë të procesverbaleve të bankave. Varianti se nuk është kapur njëri anëtar i bandës sepse ka ikur jo në drejtim të paditur, por jashtë shteti fare dhe i ka marrë paratë me vete, tregon se paratë i vodhi banda e qeverisë dhe se ato na duhen për zgjedhje.

Se dyti, nga dhjetëra fytyra që pamë dje në TV asnjëra nuk plotesonë më shumë tiparet e hajdutit se sa ajo e Saje qorrit.

Se treti, në debatin televiziv në Opinion me duhet të them se zhurma e tej madhe më krijoi përshtypjen se ishte në funksion të plotë të blofit të radhës, mungesës së transparencës për të mos thënë prova bindëse, të mbuluara me sekretin që kryepolici i Tiranës nuk e lëshonte nga goja.

Se katërti, flitej herë për një vjedhje, herë për dy vjedhje dhe njëhere për 5 banditë pastaj për 6 herë të tjera për bashkëpunëtor të bandës në mbarë vendin, madje dhe se në operacion, ishte angazhuar e tërë Policia e Shtetit, pra trupa prej 10000 policësh.

Se pesti, asnjë provë nuk u dha se numri serial i kartëmonedhave të gjetura korrespondonte me atë të kartëmonedhave të nisura nga banka.

Se gjashti, pamjet filmike të operacionit ishin qartësisht montime ditën për diell për t’iu shitur mediave.

Se shtati, përsëri na doli Kupa në skenë dhe banda e babagjyshave që i bëjnë dhurata Saje qorrit sa herë ai dëshprohet. Fakti që Kupën e arrestojnë dhe lirojnë, të duket sikur e marrin me qira për akuza që kanë nevojë.

Se teti, në debat nuk kuptohej kush ishte polici dhe kush ishin gazetarët, të cilët në vend që të shtronin pyetje për groteskun e operacionit ishin në garë me policin për informacione të servirura “konfidencialisht” po nga polici tjetër.

Se nënti, gjetja mbrëmë e parave ne tenxheren e fasuleve në Vlore dhe jo në qypin e mjaltës, ishte si te thuash qershia mbi torte dhe

Se dhjeti, kurorën kësaj butaforie ja vuri vet kryebanditi, kryegjykatësi, kryeprokurori i vendit me slloganin që ai e përdor gjithnje pas çdo suksesi imagjinar: “Rama le të lehë po qentë ti shkojnë përmbrapa”

…Të gjitha këto me kujtuan Julian Sinanin super, super terroristin që u arrestua në epideminë e tritolit sepse sipas Saje qorrit kishte ekzekutuar jo 5 apo 10 apo 15 apo 20 por fiks 27 vetë në 27 atentate me tritol në Shqipëri, Greqi, Spanjë etj e vende te tjera.

Pra Sinani u shpall superkilleri të paktën i Ballkanit dhe më në fund doli se as Karçini, kushëriri i Saje qorrit nuk kishte porositur kurrë eliminimin e Piro Bares!

Kjo histori të kujton gjithashtu 13 arrestimet e Gjutajve dhe Brukajve për katër tritolet e vendosura në një natë në Tirane tek farmacia, shtëpia e Bashkim kontrabandistit etj, dhe që nuk kishin asnjë lidhje to sepse me tritolet ishin vendosura nga banda e Shullazit me porosi të vet Saje qorrit.

Faji i vetëm i të arrestuarve ishte se njeri prej tyre kishte zhdepur në dru Saje qorrin para zgjedhjeve për sjelljen e tij prej rrugaçi ordiner.

Si përfundim të dashur miq, hajnat janë kapur, por paratë nuk janë gjetur, ato i duhen Ramës për fushate!

I bej thirrje prokurorisë të hetojë me integritet dhe përgjegjësi të lartë autorët e kësaj që duket si një farse e neveritshme!

Veritas.com.al/