Presidenti i Komisionit Europian ka thënë se Brexit-i do të vazhdojë dhe se nuk do të ketë referendum të dytë, ndërsa ka paralajmëruar se shtetet anëtare që do të mbeten do të paguajnë më shumë për buxhetin e bllokut BE.

“Nuk mendoj se Brexit mund të shkojë para votuesve përsëri. Nuk e besoj këtë”, tha Jean-Claude Juncker në një konferencë të zyrtarëve të Bashkimit Europian (BE) dhe ministrave të shteteve anëtare, raporton ‘The Times’.

Ai gjithashtu tha se kontributet e 27 shteteve që mbeten anëtare duhet të rriten për të mbuluar gropën e lënë nga largimi i UK në buxhetin vjetor prej 18 miliardë, të paktën bazuar mbi shifrat e shpenzimit gjatë këtij viti.

Megjithatë, ai mbrojti vazhdimin e nivelit të lartë të shpenzimeve në rishpërndarjen e buxhetit, madje edhe rritjen e buxhetit.

“Unë nuk jam në favor të prerjes së shpenzimeve”, tha ai. “Britania do të na lërë dhe kështu ne na duhet të gjejmë mjetet e reagimit ndaj humbjes së numrit prej miliardësh euro. Do të jetë e vështirë për arkën e buxhetit të Europës, kur një anëtar i rrjetit të kontributeve largohet”.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.