Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar janë arratisur nga kopshti zoologjik në Lünebach në Gjermaninë Perëndimor, sipas policisë.

Autoritetet lokale këshillojnë banorët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të njoftojnë policinë nëse shikojnë ndonjë gjë. Një numër gjuetarësh janë ën rrugë për të kapur pesë kafshët e egra.

Një ari gjithashtu ishte arratisur nga kopshti privat zoologjik në Eifel zoo, por u qëllua me armë dhe u vra, thanë zyrtarët lokal për AFP.

Media Gjermane njoftoi se kafshët mundën të dalin nga rrethimi pas përmbytjeve të shiut gjatë natës.

Kopshti zoologjik ku ndodhi ngjarja, në pronësi të familjes Wallpott, me një sipërfaqe prej 30 hektarë, është strehimi i rreth 400 kafshëve në 60 specie, duke përfshirë edhe tigra Siberian dhe luanë.

Kopshti u krijua në vitin 1965 me vetëm qen, majmunë dhe erra të egër- sipas website të kopshtit. Ai është vizituar, deri tani, nga 70 mijë njerëz në vit.

Lajmi i parë:

Veritas.com.al/

Map