Policia e Tiranës sqarno ngjarjen e ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku në afërsi të Kasharit u grabit një makinë e blinduar, që transportonte paratë e një banke të nivelit të dytë. Në komunikatë policia thotë se personat e që sulmuan mjetin e blinduar të një shoqërie private sigurimi, ishin të veshur si policë. Ndërkohë që nuk jep asnjë të dhënë për shumën e parave të grabitura. Lexoni më poshtë komunikatën e plotë:
Më datë 03.12.2015, në vendin e quajtur rruga e Kasharit, pa kthyer në Laknas, një automjet tip fuoristradë i ka prerë rrugën dy automjeteve të një firme private sigurimi “Rogat Security” të cilët ishin duke transportuar një sasi lekësh të një banke të nivelit të dytë.

Dy automjetet e sigurisë private, një furgon i blinduar i blinduar me targa TR 46 17 L dhe automjeti tjetër shoqërues po i kësaj shoqërie fizike me targa AA 169 DF të cila ishin duke udhëtuar në drejtim të Rinasit, kur ju ndërpritet rruga nga një automjet tip fuoristradë me targa TR 8801E, në të cilin dyshohet se udhëtonin disa persona.
Në këto memente mjetet janë ndaluar nga mjeti tip fuoristradë nga e cila kanë zbritur disa persona të veshur me pajime policie, maska dhe armë zjarri , të cilët me anë të një sendi kanë thyer xhamat e automjetit të blinduar dhe kanë zbritur me forcë punonjësit e policisë private duke i shtrirë në tokë, dhe pasi kanë marrë sasinë e lekëve janë larguar me automjetin e tyre.
Dyshohet gjithashtu që këta persona të kenë gjuajtur me armë zjarri, pasi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja.
Personat pasi janë larguar me automjetin e tyre tip Fuoristradë, e kanë braktisur atë në afërsi të City Park duke e djegur.
Janë shoqëruar për në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë, 6 punonjësit e policisë private për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Policia po punon për zbardhje e plotë të ngjarjes si edhe kapjen e autorëve duke mobilizuar të gjithë punonjësit e Policisë dhe ngritur pika kontrolli