Të mërkurën e 22 dhjetorit u publikuan pagat për muajin janar 2021. Sot, të enjten e 23 dhjetorit, pikërisht ndërkohë kur kryeministri Edi Rama po jepte shpjegime mbi rrjedhjen e të dhënave, është publikuar lista e pagave të muajit prill 2021, për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat.

Redaksia e Albanian Post ka arritur të sigurojë listën e përditësuar të muajit prill, ku duken qartësisht ndryshimet.

Për arsye etiket, ashtu si për të dhënat e janarit, Albanian Post nuk do të publikojë asnjë të dhenë.

Por, pavarësisht faljes publike nga kreu i Qeverisë, duke se çështja vijon të rëndohet, ku rrjedhja e të dhënave bëhet edhe më e madhe dhe indiciet parakrake, sugjestionojnë se edhe pagat e muajve të tjerë mund të jenë në qarkullim.

Ky dokument i dytë, përmban më shumë të dhëna, me 694 mijë e 473 persona pjesë e listës.

Ndërsa i pari ka qarkulluar në rrjetin Whatsapp si dokument, i dyti ka qarkulluar nëpërmjet një linku në rrjetin e shpërndarjes WeTransfer.

Ajo që shihet me një sy të parë, është fakti se disa prej pagave në krahasim me janarin, kanë ndryshuar.

Ndërkohë që renditja, këtë herë, nuk është bërë në bazë të pagave, por në bazë të kompanive.