Institucioneve të shtetit iu është dashur që të shtojnë shërbimin në pikat kufitare me shtetet fqinjë. Ndërsa nuk ishte parashikuar një fluks kaq i madh emigrantësh shqiptarë që vijnë për të votuar nesër, më 25 qershor, ata tashmë kanë mbërritur në “portat” e atdheut.

Në doganën e Qafë-Botës forcat e kufirit dhe të doganës po punojnë  me 5 sportele, pasi numri i personave që po kthehen në Shqipëri është mjaft i lartë. Vetëm gjatë orëve të fundit në këtë pikë doganore kanë kaluar 10 autobusë dhe 50 vetura.

Sipas njoftimit të policisë, pala shqiptare dhe ajo greke kanë bërë një marrëveshje ‘gentelmenësh’ për të punuar pa pushim gjatë 24 orëve të ardhshme.

Veritas.com.al/