(FOTO: Pamje nga Kus Baba ku u kap makina me drogë)

Edhe p[se kjo zonë e Vlorës është nga më të populluarat dhe turistike e Jugut, aty nuk kanë hezituar aspak trafikantët e drogës që të kalojnë me makinën e mbushur plot. Një furgon i tërë me 46 pako drogë kalonte mbrëmë natën rreth 22.30, kur njerëzit duhet të gëlonin më shumë se kurrë në pikën turistike KusBaba.

Policia ka konstatuar se brenda në furgon, një Mercedes Benz me targa AA 196 AI, kishte ngarkuar 932 kilogram kanabis sattiva.

Makina dhe lënda narkotike u sekuestrua nga Policia, një person u ndalua dhe dy të tjerë u shpallen në kërkim.

Veritas.com.al/