Nga Laert Skiro/

Sot është lëshuar në qarkullim për mediat fleta format e votimit për kryetar në Partinë Demokratike. Vetëm duke parë këtë copë letër, e cila do të hidhet në kutitë e votimit nesër më 22 korrik, të vijnë në kokë disa mendime…, besoj të trishta.

Në fletën e votimit janë vendosur dy emrat e kandidatëve për kryetar. Por në vend të parë është vendosur emri:

LULZIM XHELAL BASHA

Ndërsa në vendin e dytë është emri:

EDUART AQIF SELAMI.

Të vjen menjëherë në mendje pyetja: Cili kriter është ndjekur për të përcaktuar se cili nga kandidatët do të jetë në vendin e parë në listë?! Do të jetë emri i ‘kryetarit’ aktual? Jo! Sepse kryetari Lulzim Basha nuk ëhstë kryetar- sipas deklaratave të tij, ai është kryetar ‘i ngrirë”. Vetë ka deklaruar s enuk gëzon asnjë privilegj si kryetar dhe se është i barabartë me ‘kandidatin tjetër’ Selami. Por na del se nuk është kështu; dhe se opinioni publik po desiformohet…, nuk po them se mashtrohet.

Atëherë gara nuk është e barabartë. Vetë zoti Selami e ka thënë në sy të Bashës gjatë atkimeve elektoraler se ‘gara nuk është e barabartë’.

Sepse po të ishte e barabartë emri i Lulzim Bashës nuk do të ishte i pari.

Kriteri që ndiqet në raste të tilla, kudo në qytetërimin tonë europiano- perëndimor, është kriteri i rendit alfabetik. Sipas këtij rendi, germa ‘L’ e fillimit të emrit ‘Lulzim’, vjen pas shkronjës ‘E’ të fillimit të emrit ‘Eduart’. Por në këtë rast nuk u zbatua.

Apo u zbatua kriteri i moshës, sipas kanuneve në shoqëritë para- politike?… As ky kriter nuk është zbatuar, sepse zoti Selami është themelues i PD dhe pedagog në Univeristet, kur Luli mblidhte gazeta si fëmijë rrugëve të Tiranës.

Atëherë është zbatuar kriteri pa kriter i imponimit të kandidatit kryetar ‘i ngrirë’ kundër kandidatit tjetër. Radha në listë ka shumë rëndësi për syrin e njerëzve dhe autoritetin; sidomos kur është numri Një. Në periudhën e diktaturës komuniste, emri i diktatorit Hoxha shkruhej gjithnjë i pari, dhe gjithnjë me germa kapitale. Por edhe kur ishte përemër, gjithnjë fillonte me shkronjë të madhe: “Ai”.

… Në përbashkimin e dy emrave të kandidatëve në një litë të vetme, të dukete tepërt tingëllimi “oler” i emrave nga feja Islame. Eduarti është “Selam”, por edhe babai “Aqif” dhe babai i Bashës “Xhelal”… Duket sikur PD nuk ka asnjë lidhje me kristianizmin. Në fakt edhe kandidatët kristian që u emëruan për deputetë, ishin shumë të pakët.

Veritas.com.al/