Nga Frrok Çupi

Thuajse shumica e njerëzve që merren me “sportin” e politikës, tani i kanë kthyer sytë andej nga loja brenda qeverisë. 

Qeveria tërhoqi vëmendjen, fillimisht, me idenë e grupimit qeveritar të LSI se në qeveri duhen impulse të reja, frazë kjo që u lexua si kërkesë nga brenda qeverisë për ndryshime në qeveri. LSI, gjysma e qeverisë, kërkoi ndryshime bash në “hundë” të ultimatumit të kryeministrit se “nuk do të ketë ndryshime në qeveri”. Kryeministri po i përgjigjej opozitës me vendosmëri komuniste si para një armiku reaksionar që “nuk na mposht dot, veçse na bën më të fortë”.

Por akoma pa rënë përdhe deklarata e ashpër e “burrërore” e kryeministrit, gjysma politike e qeverisë që është LSI, e rrëzoi seriozitetin e saj. LSI kërkoi menjehere ndryshime. Edhe pse nje sulm ne hije nga brenda qeverise, veprimi i LSI u lexua si nje fillim i goditjes mbi qeverine e majte. Ata qe e kuptojne me mire mekanizmin politik te berjes se shtetit, e lexuan edhe pak me te avancuar. U kuptua se brenda perbrenda qeverise ndodheshin dy grupime te kunderta. Njeri prej grupimeve, pa dyshim, eshte “ilegal”, dmth., jashte sistemit legal te instaluar si koalicion. Pyetja shtrohet, valle cili grupim eshte ne anen e principit? Ne aspektin me te thelle del se brenda principit ndodhet pjesa me e vogel e qeverise qe eshte LSI. Ne kete rast ky grupim ndodhet te pakten ne krah te principit demokratik se ne nje shoqeri te lire behen ndryshime qeveritare sa here kerkohet me shume shkathtesi dhe sherbim me i mire per zgjedhesit.

Sinjali se njera pjese qeverisese, aq me shume kur kjo eshte pjesa me e madhe, mbetet jashte principit, krijon nje alarm te madh per humbjen e demokracise dhe te legalitetit qeveritar.

Momenti tjeter i dyte dhe deshmues per daljen e qeverise prej legalitetit, e dha perseri LSI, duke e kthyer ne realitet dorehehqjen dhe ndryshimin ne qeveri. LSI terhoqi Ministrin e Drejtesise. Me kete sinjal i tregoi kryeministrit se dorehehqja eshte per ministrat me te rendesishem. Edhe ky nje princip tjeter i forte.

Veprimi politik i LSI tregon se ministrat socialist te perfolur aq shume per afera krimh korruptive, jane e jane jashte principit. Te pakten dy here ne jeten e nje qeverie nenshkruhet kodi principial nga çdo minister: Te mos kryehet krim shteteror dhe tu qendrohet besnik parimeve mbi te cilat ndertohet koalicioni qeverises. Terheqja e ministrit te Drejtesise kishte edhe kete vlere: Nxori zbuluar shkeljen e te dyja principeve brenda qeverise. Perseri qeveria u deshmua si jolegale.

Nje force tjeter, jo brenda principit, e terheq per hunde qeverine e majte.

Ilegaliteti i qeverise Rama eshte manifestuar qe ne fillim te saj. 

Ne fillim qeveria u krijuar nga njerez jo brenda grupimit politik socialist. Nje pjese e ministrave u etiketuan ose si kliente te kryeministrit, ose si te imponuar nga faktore te jashtem si Fondacioni Sorros, etj. Kjo ide eshte bere perhere e me konkrete edhe nga vete socialistet e vjeter dhe militantet e PS.

Edhe vete angazhimi personal i disa ministrave ne lufte kunder opozites, ne devijimin e programit politik te qeverise simpsh per nje shendetesi te shendetshme e falas, angazhimi ne transpoin e lendeve narkotike jashte vendit me mjetet e shtetit dhe aeroportet  e vendit… Te gjitha keto kane krijuar skenen tragjike te nje qeverie jashte mitrs se politkes dhe principit te percaktuar ne Kushtetuten e vendit.

Aq me teper qe çdo dite po flitet se emerimet e zyrtareve te larte po i ben vellai i kryeministrit, se bisedat per ruajtjen e unitetit te qeverise po i ben gruaja e kryeministrit, te sjellin parasyve nje qeveri qe nuk ka lidhje as me interesat e atyre qe votuan ne qershor 2013 dhe as me principet e garaantuara nga Kushtetuta dhe morali i koalicionit politik.

A ka mbetur gje legale brenda kesaj qeverie? Kjo eshte çeshtja.