Lajmi se një “turiste e huaj” u mbyt në plazhin e Radhimës, Vlorë, u përhap heret paradite.

Pas ngjarjes tragjike turistja është identifikuar se e mbytura është një shtetase çeke, me inicialet R.M., 60 vjeçe.
Policia njoftoi se ngjarja ndodhi sot rreth orë 11: 05, kur salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Radhimë, është mbytur një grua.
Policia pasi shkoi në vendngjarje, nga verifikimi paraprak konstatoi se një shtetase femër, turiste, 60 vjeç, e cila ishte futur në det për tu larë, por ka humbur ndjenjat.
Edhe pse i është dhënë ndihmën e parë nga pushues të rastit, nuk ka mundur të mbijetojë.