Prej më shumë se një orë mediat po transmetojnë lajmin se nga një përplasje makinash në rrugën drejt Rinasit, janë plagosur ‘disa persona’. Por Policia nuk po informon sa persona janë plagosur dhe çfarë po ndodh.

Sipas dëshmitarëve një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën nga Tirana drejt Rinasit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.

Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital.

Benzi 220 përfundoi në fushat me misër, ndërsa Benzi AClass në kanalin anë rrugës, raporton “joq” e cila ka nxjerre edhe pamjet.

Veritas.com.al/