Policia shqiptare ka arrestuar një terrorist që ka marrë pjesë në krah të ISIS.

Burime nga policia thanë se, një ditë më parë është ekzekutuar urdhri i “arrestit Ndërkombëtarë”, lëshuar nga Prokuroria Maqedonase, për Imerli Avmeti, 46 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni.

Avmeti është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”.

Burime nga policia thanë se, i kërkuari nga drejtësia maqedonase ka qenë pjesë e strukturave luftarake të ISIS, dhe se ishte kthyer pak kohë më parë.

Pas arrestimit të tij, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij.