(FOTO: I dyshuar si bos i krimit,  Gennady Petrov u arrestua nw Spanjë në vitin 2008, por pastaj u largua drejt Rusisë)/ 

Një parlamentar Rus, Vladislav Reznik, dhe 17 të tjerë të dyshuar kanë shkuar në gjyq në Madrid të akuzuar për pastrim masiv parash në favor të bandave Ruse.

Të dyshuar si bosë të bandave, Gennady Petrov dhe Alexander Malyshev ndodhen akoma të lirë dhe mendohet e ndodhen në Rusi.

Mendohet se disa nga të dyshuarit kanë lidhje me qeverinë Ruse.

Zoti Reznik tha në gjyq se ai do të provonte pafajësinë. Pesë spanjollë janë gjithashtu në bankën e të akuzuarit, të akuzuar se kanë ndihmuar kriminelët Rus.

Çështja daton pas në vitin 2008, kur policia spanjolle organizoi operacionin “Operacioni Troika”, duke arrestuar 20 të dyshuar si pjesëtarë të mafies Ruse.

Zoti Reznik, gruaja e të cilit, Diana Gindin është gjithashtu në gjyq, kohët e fundit kryesoi komitetin e tregut dhe financave në parlamentin Rus. Ai është anëtar i Partisë ‘Rusia e Bashkuar”, besnike e Presidentit Vladimir Putin.

Veritas.com.al/